SHBA- Një avion është përplasur në një banesë afër Palm Coast në Florida, ndërsa kanë gjetur vdekjen të tre personat që ndodheshin në bord.
Pronari i shtëpisë u dërgua në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet vendore thanë se përplasja ndodhi për shkak të problemeve teknike.
Fillimisht u tha se piloti raportoi për gjendje emergjente, pasi avioni nisi të lëkundej.
Sipas administratës së aviacionit federal, avioni kishte si destinacion aeroportin në Knoksvill në Tenesi.