Një avion i vogël kalon me shpejtësi para syve të dhjetëra dëshmitarëve, duke marrë përpara telat e energjisë elektrike dhe më pas shpërthen i tëri në flakë në një rrugë në Washington, SHBA.
Ka qenë një mrekulli në fakt që nga kjo ngjarje nuk pati asnjë të lënduar, duke përfshirë edhe pilotin, i cili doli i gjallë nga rrënojat.
Shpërthimi i pabesueshëm u kap nga kamera e një automjeti që ishte bllokuar në trafik.
Drejtuesit e automjeteve rrëfyen se kishin ndjerë nxehtësinë e zjarrit deri brenda makinave.