Në fillim një shpërthim i fuqishëm, pastaj tymi, më pas avioni që nis të dridhet dhe në fund frika dhe lotët.

Këto kanë përjetuar 99 pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit Boeing 737, i kompanisë Southwest Airlines, ndërsa pilotët u detyruan të bënin një ulje emergjente për shkak se motori i krahut të majtë të aeroplanit shpërtheu në ajër.

Avioni ishte nisur nga Nju Orlinsi dhe do të ulej në qytetin e Orlandos. Ndërsa ndodhej në lartësinë 10 mijë metra mbi nivelin e detit, motori shpërtheu.

Sipas kompanisë ajrore, incidenti ajror është shkaktuar prej një defekti teknik në motor.

Fatmirësisht ulja e emergjencës shkoi mirë dhe asnjë nga pasagjerët ose anëtarët e ekuipazhit mbeti i lënduar.