Një avion i linjës Katar Airways u detyrua të bëjë një ulje emergjente në aeroportin Ataturk të Stambollit të enjten, pasi një nga motorët e tij mori flakë menjëherë pas ngritjes, njoftoi televizioni CNN Turk.

Airbus 330 plot me pasagjerë ishte nisur për në Doha. Nuk ka njoftim për viktima apo të lënduar.

Video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentet e kthimit të avionit në qendër të Stambollit i përfshirë nga flakët.