Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kanë vendosur të braktisin seancën ditën e sotme, e cila sipas po vijon, me një avokat të caktuar nga shteti.
Në një deklaratë për mediat, Gjokutaj tha se janë larguar nga seanca pasi gjykata ka rrëzuar kërkesat që ata kanë paraqitur.
Sipas tij, gjykata po përdor instrumenta dhe justifikime për të mos i njohur me aktet.
“Ne u paraqitëm sot në seancë, kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqtaren Irena Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë të na japë materialin audio.
Kemi kërkuar që Gjykata të na japë një kopje të akteve. Gjykata pretendon se e ka vendosur dje. Pa u njohur me aktet ka vendosur. Ne kemi kërkuar nga gjykata që ti dërgojmë Kushtetueses për të vendosur për ligjshmërinë e masës së sigurisë. Këtë kërkesë e rrëzoi. Në këtë mënyrë ne u larguan.
Gjykata po përdor instrumenta dhe justifikime për të mos na njohur me aktet.
Ju s’mund të më pyesni mua se çfarë mund të bëjë gjykata. Kjo gjykatë shkelëse e ligjit, SPAK dhe GJKKO duan të bëjnë çtë duan”, tha ai.