Avokatët e Sali Berishës kërkuan kreun e qeverisë Edi Rama mes dëshmitarëve në gjyqin për cështjen Partizani ku ish kryeministri demokrat akuzohet për korrupsion pasiv. Lista u paraqit gjatë seancës së kësaj të henë, ku mbrojtësit e liderit të opozitës pretenduan se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë
Seanca paraprake për dosjen Partizani vijoi këtë të hënë me paraqitjen e kundërshtimeve nga ana e avokatëve të ish kryeministrit Sali Berisha, si një prej personave nën akuzë nga SPAK.
Me qëndrimin se Hetimi është I nxitur politikisht, përfaqësuesit ligjore të kryedemokratit, thonë se në dosje ësntë arritur të identifikohen shkelje konkrete nga Ish kryeministri aktualisht lider i Opozitës.
Avokatët e Berishës, kërkuan dhjetëra dëshmitarë për t’u thirrur në proces, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama.
Dhëndri i kryedemokratit, Jamarbër Malltezi kërkoi edhe praninë e medias në seancë.
Pas përfundimit të kësaj faze, do të jenë gjyqtarët e dosjes që do të vendosin nësë do të pranojnë listën e dëshmitarëve të thirrur nga përfaqësuesit e të akuzuarve nga SPAK.





