Ditën e enjte SPAK ka vendosur të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, për të cilën Berisha është në arrest shtëpie.
Por avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj kanë kërkuar nga SPAK që seanca të shtyhet ndaj kreut të Rithemelimit.
Ata kërkojnë diçka të tilla pasi kanë impenjime të tjera dhe ditën e enjtë ora 10:00 janë të zënë. Mbetet për t’u parë përgjigjja e prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkeledea Millonai.