Vazhdon të shtyhet në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm gjyqi ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti.
Seanca e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë të hënë në orën 09.00, u shty në datë 12 maj ora 09.00 për shkak se avokatët mbrojtës për disa seanca radhazi kërkojnë audio të seancave që janë zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë.
Pasi u tërhoq për gjykim, togat e zeza e pranuan kërkesën e avokatëve. Nga janari i 2024-s deri më tani, seanca në Apel është shtyrë 20 herë.
Procesi ende nuk është çelur pasi avokatët e Francesco Bechetit kanë paraqitur kërkesa të shumta, siç ishte edhe seanca e kësaj të hëne ku u kërkuan audiot e seancave gjatë procesit në shkallë të parë.
Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.