Sot, avokatët nga i gjithë vendi do të nisin një tjetër grevë si reagim ndaj rritjes së pagës të referencës.

Ndryshe nga greva e parë, e cila ishte 1-ditore, avokatët këtë herë do ta zgjasin protestën e tyre deri në tri ditë.

Dhoma Kombëtare e Avokatëve pritet t’i drejtohet sot edhe Gjykatës Kushtetuese, së cilës do t’i kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Qeverisë.

Në grevën e parë u përfshinë të gjithë shkallet e gjyqësorit dhe greva u shtri në të gjithë vendin. Në gjykata u zhvilluan vetëm seancat e vlerësimit të masave të sigurisë.