Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është vizituar pasditen e sotme në qelinë e tij në burgun e Durrësit nga një avokat amerikan, Joshua Roberts. Ai është partner i një studioje ligjore amerikane që këshillon kryebashkiakun Veliaj.
Pas vonesave të shumta për të hyrë në mjediset e burgut dhe takimit me personin nën hetim, Erion Veliaj, avokati amerikan ka bërë një deklaratë për mediat, duke theksuar se “Veliaj mbahet i arrestuar që më 10 shkurt, ndërkohë që arrestimi i tij dhe mosngritja e një akuze janë në kundërshtim me ligjin dhe demokracinë siç funksionon në SHBA”.
Deklarata e Joshua Roberts:
Emri im është Joshua Roberts, jam partneri i një studioje ligjore amerikane që këshillon kryetarin Veliaj dhe jemi në dijeni për arrestin e tij prej datës 10 shkurt.
Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Dhe qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë.
Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA.
Nesër unë do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj. Nuk do t’ju përgjigjem për asnjë pyetje apo të bëj ndonjë vërejtje sot.





