Nëse gjykata do të dënojë sot ish-ministrin Saimir Tahiri, vendimi do të ishte një suprizë për avokatin e tij Maksim Haxhia.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24, avokati i ish-ministrit tha se do jetë shumë i surpizuar se ku do gjejë gjykata një provë për ta dënuar, nëse do të vendosë të japë vendim fajësie.
“Nuk dua të bëj propagandë, pres vetëm vendim pafajësie, do jem shumë i surpizuar se ku do e gjejë gjykata një provë për ta dënuar.” u shpreh Maksim Haxhia, ndërsa si avokat nuk ngurroi të japë edhe një këshillë për të gjithë politikanët.
“Të bëjnë kujdes kur implikojnë dhe akuzojnë politikisht, implikime në veprimtari kriminale kundërshtarët e tyre politikë, bazuar në biseda të tilla telefonike, sepse ajo që më shqetëson mua është precedenti, e nëse Saimir Tahiri do të dënohet në një mënyrë të tillë, cdo politikan është pre e cdo manipulimi me bisedat.”– apeloi avokati Haxhia.





