Avokati Detar Hysi ka hequr dorë nga mbrojtja e Nezar Seitit, i akuzuar si pjesë e grupit të Habilajve. Avokati ka deklaruar se nuk do jetë përfaqësuesi i Nezar Seitit në seancën e 4 shkurtit, pas nuk ka komunikuar me të.

"Në kushtet e moskomunikimit me të pandehurin, e kam të pamundur vazhdimin e mbrojtjes", mësohet se ka thënë Hysi.

Nezar Seiti, i konsideruar financieri i bandës së Habilajve ndodhet në arrest shtëpiak.