TIRANE, 07 mars 2013 – Avokati i Arben Frrokut, Tonin Prenga, apelon vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë “arrest me burg” për klientin e tij. 

Frroku është i dyshuari kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Ai u arrestua pak ditë më parë në Selanik pas lëshimit të një urdhër-arresti ndërkombëtar. 

Biznesmeni Arben Frroku ndodhet në paraburgim në Selanik, në pritje që drejtësia shqiptare t'i dorëzojë drejtësisë greke dosjen e ekstradimit, në të kundërt do të lirohet. Vetë Frroku ka mohuar të ketë kryer vrasjen. 

Arben Frroku dhe kushëriri i tij Jak Jaku u arrestuan si të dyshuarit kryesorë për përfshirje në atentatin ndaj ish-kreut të komisariatit të Kombinatit në Tiranë, Dritan Lamaj më 24 shkurt.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/