TIRANE, 12 mars 2013 – Avokati i Argita Malltezit, Sokol Barci, ditën e sotme, ka paraqitur përpara Gjykatës së Tiranës të gjitha argumentet për të provuar se deputeti i majtë Balla ka shpifur ndaj vajzës së kryeministrit Berisha, duke i shkaktuar asaj dëm jo pasuror. Barci gjatë fjalës së tij theksoi se të gjitha deklaratat janë shpifje dhe të pavërteta.
Nga ana tjetër e medaljes, avokati i Taulant Ballës, Eridian Salianji, i parashtroi në seancën gjyqësore 6 pyetje përfaqësuesit ligjor të Argita Malltezit, mes të tjerash duke i kërkuar të japë llogari për njohjen me biznesmenin Zafar Ansar.
Lidhur me këto pyetje, Sokol Barci tha se do të konsultohet me klienten e tij, Argita Malltezi.