Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve u diskutua për kandidatët për Avokatin e Popullit.

Ulsi Manja, kryetari i komisionit, u shpreh se gjashtë kandidatë kanë plotësuar kushtet e dhe do të shkojnë në seancë për t’u votuar.

Ndërkohë Gent Strazimiri u shpreh se deputetët e PD i kanë tërhequr firmat dhe nuk mbështesin asnjë kandidat zyrtarisht.

Ulsi Manja: Kandidatët që kanë siguruar 28 firma të deputetëve janë:

Adriana Kalaja

Aranita Brahaj,

Besim Ndregjoni

Skëndër Haluci

Taratar Bazaj

Endri Shabani

Në këto kushte Kuvendi shqyrton propozimin dhe kryen votimin brenda 1 jave nga paraqitja e raportit përkatës.

Strazimiri: Ekspozeja që bëtë është e paplotë. Deputetët kanë tërhequr mbështetjen e për të gjithë kandidatët në garë për Avokatin e Popullit.