TIRANË-Avokati i Popullit i shprehu sot ngushëllime familjes Skura, për humbjen e Shefit të Krimeve Musa Skura, i cili ra në krye të detyrës, në rrethin e Matit.
“Avokati i Popullit dhe institucioni që ai drejton, në këto momente të dhimbjes, janë me mendje dhe me zemër pranë familjarëve dhe të afërmve të shefit Skura, bashkëshortes zonjës Skura dhe tre djemve të tij”, shkruan mesazhi.
Avokati i Popullit shprehu gjithashtu solidaritetin dhe mbështetjen maksimale ndaj forcave të rendit, të cilat për të mbrojtur jetën e qytetarëve ju duhet të përballen çdo ditë me krimin dhe rrezikun.
Komisar Skura u plagos në përmbushje të misionit të tij fisnik gjatë një operacioni për arrestimin e disa të kërkuarve pasditen e 13 janarit.