TIRANË, 01 mars 2013– Pavarësisht aspektit pozitiv për të rregulluar një padrejtësi shoqërore “akti normativ për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm” ka sjellë një sërë problemesh për qytetarët e pastrehë pasi ka munguar një studim për efektet.
Alket Jaupi nënkomisioner pranë Avokatit të Popullit ka deklaruar se shumë persona që kanë lënë shtëpitë kanë mbetur të pastrehë.
Pikërisht për këtë Avokati i Popullit i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë ndryshim dhe përmirësim të bazës ligjore në mënyrë që të gjendet një strehim sa më i shpejtë për familjet qiramarrëse.