Avokati mbrojtës i Saimir Tahirit ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Donald Lu, pak para se në Gjykatën e Apelit të shqyrtohet masa për ish-ministrin e Brendshëm.
Haxhiaj tha se e kishte ndarë në dy pjesë deklaratën e ambasadorit, ndërsa deklaroi se "nëse gjykata i referohet provave dhe ligjit sot Tahirit duhet t’i hiqet masa e arrestit të shtëpisë."
"Ishte e rëndësishme se atë mesazh e ndava në dy pjesë. Ndodh rëndom në vend kur ka çështje pikante, që përdoren metoda të tilla, ose hapen fjalë që qarkullojnë presione apo para. Veçoj mesazhin e Lu që gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj. Nëse gjykata i referohet provave dhe ligjit sot Tahirit duhet t’i hiqet masa e arrestit të shtëpisë."





