Avokati i Ervin Salianjit, Indrit Sefa kërkoi në seancën gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Apelit që deputeti të shpallet i pafajshëm.
Avokati: Të prishet vendimi i shkallës së parë dhe të shpallet i pafajshëm Ervin Salianji.
Prokurori Arben Qosja: E vlerësoj të drejtë vendimmarrjen e gjykatës, nuk ka shkelje proceduriale. Gjykimi është në respektim të ligjit. Në lidhje me ankimin e tre të pandehurve, për Fredi Alizotin kërkoj mos pranim të kërkesës së tij ( i cili ka hequr dorë nga ankimi). Në lidhje me të pa dehurit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, që pretendojnë shkelje procedurash dhe qe s’ka përgjegjësi penale / vlerësoj që shkaqet proceduariale nuk janë shkaqe të mbështetura prej tyre. Vlerësoj që nuk evidentohen shkelje.
Prokurori: Kërkoj lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.
Kujtojmë se Salianji u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen.