Avokati i dy të rinjve që ishin në makinë me 21-vjeçarin Aldi Rama, i cili vrau nënkomisarin Saimir Hoxha ka deklaruar se klientët e tij, nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe se nuk mund të akuzohen për asnjë vepër penale.

Ai deklaroi për mediat se policia ka pjesën e vetë të fajit për vrasjen, pasi sipas tij policët ishin pa shenja dalluese dhe uniforma.

Avokati ka zbuluar edhe një detaj nga dita e ngjarjes, kur tha se efektivëve të policisë u mbaruan fishekët dhe u trembën pasi Aldi Rama u qëlloi kolegun.

“Për këta të dyshuar gjyqin ua keni bërë ju mediat, që prej 3-4 ditë, që janë marrë paderejtësisht me këta të dy, e vërteta qëndron se policia ka pjesën e vet për shkak të të cilëve ka humb jetën edhe një oficer i nderuar i policisë së shtetit.

“Në momentin që ka ndodhur ngjarja policët kanë qenë pa kurrfarë shenje dalluese se janë policë të shtetit. Tani gjykata e prokuroria mundohen me mbrojt veprimet e paligjshme të policisë së shtetit. Pretendimet e organit të akuzës janë se dy të mbrojturit prej nesh kanë kryer veprën penale të moskallëzim të kriimit. Ngjarja është e hapur ka ndodhur në mes të policisë, s’kanë pasur lidhje fare me vrasësin e ndjerë tashmë.

Këta që ne mbrojtëm sot po të kishin lidhje do kishin ik me atë që vrau policin, por kanë nejt me dy policët se policët kur u janë maru fishekët janë tremb edhe ata ma shumë se këta dhe këta Armando Marku dhe Kristjan Sherri mund të kishin ik prej policisë së ishin djem më të fuqishëm se dy policët, policët s’kishin më fishekë por kanë ndihmuar policinë për ta vënë në autoambulancë policin e plagosur.”,- shprehet avokati.