Avokati i kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviç është ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës në një atentat mafioz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në Rrugën Proleterska në Beograd të ri.

Viktimë e atentatit është avokati i njohur 57-vjeçar, Dragosllav Misha Ognjanoviç, ndërsa i plagosur mbeti djali i tij Peter 26-vjeçar, i cili me të atin po futeshin në pallatin ku jetonin.

Ognjanoviç, është i njohur si avokat i Sllobodan Millosheviç, bashkëshortes së tij Mira Markoviç dhe së fundi shefit të mafias serbe, Lluka Bojoviç si dhe familjes së tij.

Policia ka bllokuar gjithë zonën dhe po bën krehjen e zonës, ndërsa hetimet vazhdojnë.