Gjykata e Apelit  të Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e e Prokurorisë për prishje të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke lënë në fuqi vendimin për moszgjatje të hetimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Avokati i tij, Maks Haxhia, duke folur pas seancës tha se Prokuroria është kontradiktore në këtë çështje. I pyetur nëse është njohur me prova të reja nga organi i akuzës siç është fokur në media, ai tha:

"Kemi marrë fashikujt e përgatitur nga prokuroria që do ti çohen gjykatës dhe do ti gjykojë gjykatësi i seancës paraprake për të vlerësuar nëse çështja do të shkojë në gjyq apo do të pushohet. Do ti parashtrojmë gjykatës të gjithë rrethanat që ka materiali. Është një material që nuk ka asnjë bazë ku mbështet kërkesa e prokurorisë. Ëshë absurditet pretendimi që ka prokuroria asa nën mangë, gjë që jo vetëm nuk lejohet proceduralisht por të jeni të sigurt që nuk ka".

Avokati i Tahirit tha se do të kërkojë në seancën paraprake pushimin e çështjes për klientin e  tij. Por në rast se shkon në gjyq, ai tha se nuk do kërkojnë gjykim të shkurtuar dhe se do të bëjnë kallëzim penal për prokurorët

"Jo, absolutisht. Është një temë që do e diskutojmë. Por derisa ne mohojmë çdo gjë, pretendojmë dhe kërkojmë të na jepet një fakt kriminal ku është implikuar zoti Tahiri, si mund të kërkojmë gjykim të shkurtuar? Kanë nxjerrë aktet në opinion dhe së dyti i ka nxjerrë të deformuara për të përgatitur paaftësinë e tyre. Disponojmë dhe prova elektronike dhe të tjera se më kë ka komunikuar prokuroria".