Avokati Maks Haxhia ka folur për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm të PS-së Saimir Tahiri ku në një deklaratë për mediat tha se ky i fundit dënimin e mbetur prej 1 viti e 8 muaj e 15 ditë  do e kryejë përmes shërbimit të provës.

Avokati ndër të tjera ka treguar bisedën e ish-ministrit me një të dënuar, ku tha se ky i fundit kishte shprehur keqardhje që po lirohej nga burgu, ndërkohë Tahiri ngelej ende në qeli.

Avokati: Një person me precedent të theksuar u lir.ua dhe duke dalë i tha zotit Tahiri më vjen shumë keq dhe shumë turp që dal unë ,dhe ti rri në burg.

Paska zënë shoqëri Tahiri në burg?

Avokati: Normale, njeri është dhe ai.