Avokati i Olta Xhaçkës ka thënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se dhënia e statusit të ‘investitorit strategjik’ dhe dhënien e plazhit për shftyëzim për kompaninë e bashkëshortit të deputetes, nuk janë bërë në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit.
“Dhënia e statusit nuk është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit. Në rastin kur një subjekt ka marrë statusin e ‘investitorit strategjik’. Nuk është duke u ushtruar një veprimtari përfituese. Të gjitha janë në pikëpyetje: nëse në të ardhmen do të ushtrohet apo jo një veprimtari përfituese. Strukturat hoteliere janë ende në hetim. Dhënja e bregut të detit nuk është dhënie pasurie për përfitim, por domosdoshmëri për dhënie shërbimi. Përdorimi i hapësirës publike nuk mund të konsiderohet për përfitim publike”, tha ai.





