Amarildo Basi, 25-vjeç, vdiq ditën e sotme në Tiranë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Avokati Adriatik Lapaj ka publikuar një foto me të ndjerin, të cilin e konsideron shokun e tij.
Lapaj shkruan se Amarildo vdiq duke mbledhur bukë për 2 fëmijët e tij dhe se sipas tij ishte dinjitoz.
“Të Zotit jemi te ai do kthehemi. Sot paska qenë ditë e trishtë për mua! Amarildo ishte shoku im. Popo shoku im. Ishte fukara, mblidhte hekura, jetonte me dinjitet. E njoha në rrethana të trishta. Bashkë ndërtuam një banesë për familjen e tij. Nga ajo ditë Amarildo kudo më shihte në Tiranë me triçiklin e tij me të cilin mblidhte hekura ndalonte e më përqafonte.
E doja Amarildon. Duart e tij ishin me kallo, por dinjitoze. Sot e zuri korenti. Vdiq duke mbledhur bukë për 2 fëmijët e tij. Më pikëlloi.Zoti e pastë pranë vetes!”, shkruan avokati.





