Perëndimi i diellit e ka bërë optimist avokatin Spartak Ngjela se në Shqipëri po perëndon edhe korrupsioni shtetëror 100 vjeçar.

Teksa poston në Facebook një foto buzë detit Ngjela pyet: Po perëndon Shqipëria apo korrupsioni i saj shtetëror?

“Po perëndon… Cili? Po perëndon Shqipëria apo korrupsioni i saj shtetëror? Po perëndon korrupsioni shtetëror njëqindvjeçar edhe pse ky po kërkon të shpërbëjë Shqipërinë. Asgjë nuk mund të bëjë dot. Shqipëria është e sigurt…”, shkruan ai në Facebook.