Erinda Ballanca, avokatja e njohur që ka mbrojtur disa çështje të Partisë Demokratike, bashkëpunëtore në zyrën e Argita Berishës dhe avokatja e vetë ish-kryeministrit Sali Berisha, është propozuar si Avokate e Popullit.

Erinda Ballanca ka qenë avokate e kryeministrit Berisha në gjyqin e hapur ndaj tij nga e ëma e Edi Ramës për shpifje. Ballanca ka përfaqësuar në gjykatë edhe ish-ministrin e Transporteve në kohën e qeverisjes së PD-së, Lulzim Basha.

Një tjetër çështje shumë sensitive është edhe gjyqi për pronat e gjykatësit të vrarë Skerdilajd Konomi. Ballanca ka qenë avokatja e tij në procesin e zhvilluar në Gjykatën e Lartë nga Konomi. Së fundmi Ballanca ka përfaqësuar Bankën Shtetërore të Azerbajxhanit në një proces të rëndësishëm me një kompani private dhe një bankë në Shqipëri.