04 janar 2015 – Neymar dhe Bruna Marquezine nuk janë më bashkë, për më tepër që tashmë ylli brazilian i Barcelonës ka nisur një lidhje të re. Sipas asaj që shkruan katalanasja "Mundo Deportivo", futbollisti është duke dalë me Elizabeth Martinez.
Elizabeth është 26-vjeçe dhe është një fanse e çmendur e Barcelonës. Ajo është ndjekëse e rregullt e Neymar në Twitter, aty ku edhe janë njohur. Çifti është parë bashkë në rrugët dhe restorantet e qytetit, ndërsa avokatja ka edhe një firmë me emrin "Rincon Juridico Abogados".





