ATHINË- Është logjike që çdo vend ka çështje të ndjeshme për të cilat ai vlerëson se kanë rëndësi esenciale dhe dihet se pozitat greke, qëndrimet e politikës bullgare dhe sjellja e Shkupit janë të njohura publikisht, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme, Dhimitris Avramopulos në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve, BTA.
''Një vend që pohon se ka ambicie evropiane dhe orientim të tillë, siç është Maqedonia, duhet të dëshmojë në praktikë respektimin e parimit të marrëdhënieve të mira me fqinjët. Dhe ne jemi këtu për mbështetjen e këtij kursi, pasi të plotësohen kushtet", shtoi Avramopulos.
Kryeministri bullgar, Bojko Borisov dhe 11 ministra të qeverisë bullgare do të marrin pjesë në takimin e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes qeverive të Greqisë dhe Bullgarisë, që zhvillohet në Athinë.