Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avullah Hoti i ka dorëzuar sot detyrën Albin Kurtit. Ceremonia zyrtare ka nisur në orën 10:00 dhe ishte vetë Hoti që priti Kurtin dhe ka bërë formalisht dorëzimin e detyrës.

Nga sot Albin Kurti është zyrtarisht kreu i ekzekutivit, pas votëbesimit që mori një ditë më parë në Kuvend.

Pas kësaj ceremonie do të mbahet edhe mbledhja ceremoniale e Qeverisë se re në orën 11:30. Kurti pritet që të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Po ashtu në axhendë sot është dhe një takim i kryeministrit të ri me ambasadorin e BE, Tomas Szunyog.