Kjo është pamja që ofron mbrëmjen e sotme vija bregdetare e plazhit të Durrësit.
Në bregdet deti është tërhequr me shumë metra, aq sa të duket sikur ka “avulluar”.

Fenomeni natyror lidhet me zbaticën, e cila mbrëmjen e sotme është shumë e theksuar për shkak të hënës së plotë dhe eklipsit të saj.
Sateliti i tokës do të marrë një nuancë të kuqërremtë në kafe, duke i dhënë nofkën “Hëna e Përgjakshme”. Fatkeqësisht, fenomeni nuk do të jetë i dukshëm nga Shqipëria, por pasojat e saj janë mjaft të dukshme në bregdet.
Fatkeqësisht, ngjarja nuk do të jetë e dukshme në Evropë ose Afrikë. Do të jetë plotësisht e dukshme vetëm në Amerikën e Veriut dhe Amerikën Qendrore, ndërsa në Amerikën e Jugut dhe Azinë Qendrore do të jetë pjesërisht e dukshme.

Gjatë një eklipsi total hënor, Hëna merr një nuancë të kuqe të errët dhe kafe. Kjo ndodh sepse Dielli, Toka dhe sateliti ynë rreshtohen në mënyrë të përsosur, dhe rrezet e diellit që nuk bllokohen nga planeti ynë filtrohen nga atmosfera e Tokës përpara se të arrijnë sipërfaqen hënore. Është sikur të gjitha lindjet dhe perëndimet e diellit të botës projektohen në Hënë.






