Duke filluar që nga dita e nesërme, 2 shtator dhe deri më 7 shtator, në Tiranë do të zhvillohen aktivitete për shenjtërimin e Nënë Terezës.

Bashkia e Tiranës ka publikuar axhendën, e cila fillon nesër në orën 10:00 me një vizitë në shtëpinë e Motrave “Nënë Tereza”, ku kryebashkiaku Erion Veliaj, do të nderojë misionin e Nënë Terezës me titullin “Nënë Tereza Simbol i Qytetit të Tiranës”.

Po ashtu, në datën 4 shtator në orën 10:00 do të zhvillohet një lidhje live nga Vatikani, për të ndjekur meshën e Papës.

Axhenda

– 2 shtator 2016, ora 10:00 – Vizitë në shtëpinë e Motrave “Nënë Tereza”, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të nderojë misionin e Nënë Terezës me titullin “Nënë Tereza Simbol i Qytetit të Tiranës”

– 4 shtator 2016, ora 09:15  –  Përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi “Nënë Tereza”
ora 09:30  – Koncert në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës (orks. TOB)
ora 10:00  – Lidhje live me sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, për të ndjekur meshën e Papa Françeskut

– 6 shtator 2016, ora 11:00  Pritja në zyrën e Kryetarit të Klerikëve dhe dhënia e simbolit të Qytetit me portretin e Nënë Terezës

– 7 shtator 2016, ora 19:00   Shfaqja e filmit dokumentar për Nënë Terezën te “Reja”