TIRANE, 23 shkurt 2013- Partia Socialiste nisi sot ditën e dytë të Konventës Kombëtare, pasi dje prezantoi, 21 çështjet të cilave do u japëzgjidhje, pas marrjes së pushtetit në 23 qershor. Edhe pse kanë ruajtur ende premtime të pabëra publike, drejtuesit socialistë kanë prezantuar ato që i quajtën “plagët e shoqërisë shqiptare”.
Në nisje të konferencës për programin, paraditen e sotme u shfaq një video me rrugëzgjidhjet që do të japë PS-ja, ndërkohë që kreu socialist, Edi Rama u shpreh se: “Ne duam që njerëzit ta shohin, ta prekin, ta ndjejnë me sytë e parafytyrimit dhe me ndjeshmërinë e lartë që ka sot çdo shqiptar kur dëgjon politikanët të flasin, se cila do të jetë natyra e re e qeverisjes.
Sekretari i Pergjithshem i Internacionales Socialiste ka përshendetur sot punimet e Konvetës për programin në diten e dytë të saj. Pas videos hapëse të Konventes dhe një fjalë të shkurtër të Erjon Veliajt, ka marrë fjalen Ayala, i cili e vuri theksin tek lufta për zgjedhje të lira dhe qeverisja e mirë.
LUIS AYALA: BETEJA KRYESORE, LUFTA PËR ZGJEDHJE TË LIRA
“Vlerat e socializmit na cojnë drejt një shteti të mirëqenies që kanë në bazë vlerat e solidaritetit. Bota ka para ndryshime të shumta dhe gjatë 20 viteve të fundit edhe dramatike ndaj vlerat e social demokracisë sjellin vlerat që përfaqësojnë shumica sot. Ndaj jam këtu sot që angazhimi juaj, nënkupton shumë për gjithë socialistë në botë.
Në fakt doja t’ju thosha se lufta e socialistëve shqiptar është shumë e rëndësishme për 170 familje të partisë tonë që qeverisën vendet e tyre në mbarë kontinentin. Doja t’ju thoja dy gjëra të rëndësishme:
1. Arsyeja e parë është se gjatë 20 viteve të fundit në shumë vendeve të botës ka patur një luftë thelbësore për të vendosur demokracinë, por lufta thelbësore është lufta për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj dhe lufta që ju betë do gjejë jehonë tek familja jonë e madhe.
Në këtë luftë kemi qenë së bashku përkrah Edi Ramës dhe socialistëve shqiptarë sepse asgjë nuk do ketë më shumë se zgjedhje të lira dhe të ndershme.
2. Arsyeja e dytë është se në këto vende kemi arritur demokraci, por ajo që është e rëndësishme është se kemi arritur qeverisje të mirë që është e rëndësishme për popullin.
Jemi në një kohë që kriza ka prekur shumë vende, ashtu edhe SHBA. Në fakt ka patur origjinë dhe kjo krizë tek ato gjëra që ne i kemi kundërshtuar pasi është një betejë që kërkon rregullim, ne duhet të shpenzojmë më tepër për njerëzit. E kemi patur zhvillimin tek ato qeveri që kanë patur në drejtim parti sociale që kanë patur në thelb ato që thatë dhe ju sot.Kjo është arsyeja pse për ne është e rëndësishme lufta juaj, pasi ne e ndjejmë se ju do bëni ato që thatë dje, të keni një qeveri të mirë dhe të pastër që i shërben popullit. Në fakt doja t’ju thoja se Shqipëria ka nevojë që PSD rta drejtojë, ka nevojë për jnë qeverisje të përgjegjshme me institucionet ë shëndosha, dhe që ti japë llogari cdo ditë qytetarëve të saj dhe ti japë vendit një kuptim. Në Kili kishim një shprehje: Gëzimi po vjen. Ajo cfarë shoh tek ju është se shoh një PS gati për të fituar, Edi Ramën për të marrë një qeveri të gatshme, dhe gazimin tuaj. Ju uroj fitore në zgjedhjet që vijnë".
BUSHATI: JA PROJEKTI YNË PËR SHQIPËRI EVROPIANE
“Suksesi me i fundit e ka emrin Kroacia që dënoi korrupsionin. Ne jemi të vendosur për ti dhënë fund praktikës së dështuar, periferike dhe dritëshkurtër sipas nevojave të ditës së politikës. Ne kemi vullnetin e nevojshëm dhe kapacitetin e nevojshëm për reformimin e sektorit diplomatik. Shqipëria evropiane është projekti ynë I dinjitetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe kontribut për një fqinjësi të mirë. Projekti ynë Shqipërisë evropiane vlerësoi komunikimin rajonal. Projekti ynë i Shqipërisë evropiane nuk mund të bëhet pa angazhimin e studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë, ndaj ne do bëjmë te pamundurën për të kthyer trurin”.
DAKO, GJIKA, SEJDINI DHE PELESHI: QEVERISJA SOCIALISTE, MË EFIÇENTE
Kryebashkiakët socialist në rrethe, Vangjush Dako, Sejdini, Peleshi dhe Gjika, gjatë referimit të tyre parashtruan arritjen gjatë dreejtimit të bashkive më të mëdha ne vend si dhe planin për të ardhmen. Në fjalën e tyre kryebashkiakët e Durrësit, Vlorës, Elbasanit, Korcës theksuan se qeverisja socialite është me eficente.
INFRASTRUKTURA, BLENDI KLOSI: RRUGË KORRUPSIONI
Sot infrastruktura rrugore ka tre dimensione. Dimensioni politik, rrugët nuk shihen si mjete lidhëse, por si ambient kur pritet shirita edhe merren vota. Ambienti korruptiv, rrugët shihen si ambient për të vjedhur më shumë tendera. Së treti, institucione të paafta. Cka ndodh për shka të politizimit, dhe shkallës së lartë të korrupsionit dhe mungesës së kontrollit, sot investimet por kryhen pa kontrolle duke shtuar borxhin publik”
"Rrugët me standarde nuk duhet të prishen brenda 20 viteve. Projektimi i By Pass-it Fier-Vlorë ka shtuar trafikun. Rrugët në vendin tonë po sjellin fatkeqësi të mëdha, janë rritur aksidentet. Qytetarët paguajnë 160 mln euro për rregullimin e makinave. Nëse do kishte rrugë me standarde,kjo shifër do ishte më e vogël. Të mos shohim vetëm Shqipërinë industriale, por dhe atë turistike. Edhe infrastruktura është një nga arsyet pse duhet votuar PS"
BALLA: DO TË HETOJMË SALI BERISHËN PËR KORRUPSION
“Të luftosh korrupsionin në qeveri është detyrimi më i lartë i patriotizmit ndërsa kush mundohet të mbulojë korrupsionin duke u shtirë si patriot, është veçse një tradhtar i rëndomtë”, – ka thënë G. Edward Griffin një amerikan i shquar, filloi fjalën deputeti Balla.
“Ne do t’i qëndrojmë një për një angazhimit të dhënë për hetimin e pasurimit të Sali Berishës dhe familjarëve të tij. Në këto shtatë vitet e fundit, janë harxhuar mbi 2 miliardë euro në infrastrukturë, por pas tetë vjetësh asnjë aks rrugor nuk ka përfunduar tërësisht sipas standardeve të përcaktuara të marrjes në dorëzim. Asnjë rrugë e dorëzuar sot në Shqipëri nuk ka gjerësinë, muret mbajtëse, trashësinë e shtresave etj., sipas projekteve të kontraktuara. Departamenti Kombëtar Anti-Korrupsion, një institucion i specializuar sipas modelit ekzistues në shumë vende europiane, do të verifikojë një për një çdo metër rrugë dhe do t’i referojë Prokurorisë gjetjet për çdo shkelje të konstatuar”,- tha Balla.
BORXHI PUBLIK, KODHELI: ÇDO SHQIPTAR QË LIND SOT, 3 MIJË EURO BORXH
“Rritja e borxhit publik, pengon rritjen ekonomike. Çdo shqiptar që lind sot do të ketë 3 mijë euro borxh. Situata alarmante, 64 lekë borxh në 100 lekë që prodhojmë. Edhe pse borxhi publik po shkon afër 1 trilon, situata është alarmante. Vetëm interesat e këtij borxhi janë dy herë më shumë se rritja ekonomike. Borxhi publik është sa 3 fishi i të ardhura tatimore. 1.2 miliard dollarë është borxhi në sistemin tonë energjetik, dhjetra milion dollarë është borxhi i qeverisë ndaj bizneseve”.