16 nëntor 2014 – Përkeqësimi i gjendjes ekonomike në Shqipëri ka bërë, që shqiptarët gjithnjë e më shumë të kërkojnë të emigrojnë për të mbijetuar. Rastet, që do shqyrtojmë më poshtë në artikullin tonë i përkasin vetëm javës së fundit d.m.th. nga 10 deri 16 nëntor 2014. Bashkatdhetarët tanë përdorin çdo mjet e cdo strategji për të marrë azil, për të hyrë ilegalisht veçanërisht në Angli e Gjermani ( pa folur për SHBA-në madje edhe Australinë). Përgjithësisht shqiptarët, për të marrë statusin e azilantit, me dokumete false të lëshuara nga OJF të ndryshme deri tani pretendonin  se ishin viktima të gjakmarrjes dhe Kanunit. 

Një grup i dytë shqiptarësh, po me dokumente false të lëshuar nga OJF shqiptare pretendonin se i përkisnin komunitetit LGBT, prandaj dhe ndiheshin të kërcënuar d persekutuar në Shqipëri. Ky variant i dytë kryesisht paraqitej për azil në Hollandë dhe në Danimarkë. 

Siç shkruan edhe agjencia prestigjoze e lajmeve “Reuters&Thomson” dhe e përditshmja angleze “Daily Star,gjatë 10 muajve të parë të vitit 2014 plot 302 femra shqiptare në faza të ndryshme të shtatzanisë janë paraqitur në zyrat e Home Office-it ( Ministrisë së Punëve të Brendshme) anglez duke pretenduar se janë rrëmbyer në Shqipëri nga banda kriminale dhe janë detyruar të ushtrojnë prostitucion me dajak e tortura kryesisht në Lagjen Soho të Londrës. 

Si provë për këto pretendime shqiptaret ofrojnë  edhe të ngelurit shtatzanë gjatë ushtrimit të prostitucionit. Në këto raste, ligji anglez parashikon mbrojte nga shteti për këto viktima të prostitucionit dhe akordim  të së drejtës për azil.  Sipas Liam Vernon, shef  i antikrimit anglez (National Crime Agency), kjo skemë mashtrimi e organizuar ng banda kriminale shqiptare dhe element të devijuar të shërbimeve intelegjente shqiptare u zbulua, kur Ariana 23 vjeçare një ish prostitutë shqiptare e shpëtuar nga policia angleze në një bordello Klandestine në Birmingam ( sot përkthyese pranë Home Office-it britanik), solli prova se femrat shtatzanë, që pretendonin se ishin prostituta nuk ishin të tilla. Ato, kundrejt pagesave deri në 20 000 stërlina silleshin në Angli nga bandat e strukturuara kriminale shqiptare (rruga e Rinasit) dhe mësoheshin  se si të aktronin rolin e femrës së përdhunuar në grup dhe të futur me dhunë, në rrugën e prostitucionit.

Policia angleze gjatë viti 2014 ka organizuar rreth 20  operacione kundra trafikantëve shqiptarë, në bashkëpunim me policitë belge, hollandeze, xhandarmërinë franceze, karabinierinë italiane, degën speciale(special branch) të Maltës, Garda-n e Republikës së Irlandës, policinë greke dhe Rojen Civile spanjolle. Me gjithë këto operacione të sukseshme kundra mafies shqiptare të trafikut të klandestinëve, por edhe të personave të dyshimtë me origjinë nga fushëbetejat siriano-irakene, përsëri javën e kaluar u kapën grupe shqiptarësh të ndihmuar nga mafia, që synonin hyrjen klandestine në Angli.

Të martën një kamion me targa spanjolle i ardhur nga porti francez i Diepës u ndalua nga policia angleze në Njuhevën ( Neëhaven).Në kamion u gjetën 10 burra, dy gra dhe një fëmijë 6 vjeç. Fëmija shqiptar, dy gra po shqiptare dhe dy indianë u dërguan mbrapsht në Francë me të njëjtin traget, me të cilën kishte ardhur kamioni. Shoferi rumun i kamionit du arrestua he 8 burra shqiptarë u mbajtën të ndaluar për tu marrë në pyetje me shpresë, që policia angleze të merrte më shumë informacion për bandën shqiptare, që kishte organizuar këtë trafik klandestinësh.

Të shtunën në darkë, në 15 nëntor 2014, policia angleze e Portit të Sovrejn Harbër (Sovereign Harbour) ndaloi një djalë 14 vjeçar shqiptar dhe 13 burra po shqiptarë të moshave 19-39 vjec, ndërsa po zbrisnin nga një barkë e vogël. Barka sapo kishte mbërritur nga Franca. Pronari, që ishte edhe kapiteni i barkës, u arrestua me akuzën e favorizimit të emigracionit klandestin. Djali 14 vjecar ju dorëzua shërbimit social si i mitur,ndërsa 13 burrat u çuan në qendrën e emigracionit, në pritje të dëbimit të tyre për në Shqipëri me rrugë ajrore.

Policia e landit të Bavarisë, të mërkurën e shkuar ndaloi një kamion në rrugë, midis qytetit të Kemptenit dhe të Kaufbajrenit .Në kamion u gjetën 16 klandestinë shqiptarë, midis tyre dy fëmijë nën moshën 14 vjeç. Policia gjermane po heton me precedencë këtë rast trafiku klandestinësh, për të kuptuar mekanizmin që përdorin bandat shqiptare për të organizuar të tilla trafiqe.

Në këtë tablo të shqiptarëve, që ilegalisht mësyjnë kufijtë e botës për emigrim dhe azil, duhet të shtojmë edhe kapjen të enjten e kaluar të një cifti shqiptarësh, Bardhok Dhe Kleda Tushi, të cilët po përpiqeshintë hynin ilegalisht në SHBA. 

Po ashtu, roja bregdetare australiane interceptoi një barkë në gjendje të keqe për lundrim plot me refugjatë. Ndërmjet refugjatëve, kryesisht aziatikë kishte edhe dy shqiptarë. Në cepin tjetër të globit, përsëri shqiptarët përpiqen të emigrojnë në mënyrë të paligjshme. Aventura e emigrimit të dy shqiptarëve për në Australi përfundoi keq. Ata në vend të hyrjes në Australi përfunduan në një qendër për internimin e emigrantëve ilegalë në Ishullin Manus, që është pjesë e shtetit të Guinesë së Re Papuas.

/gj.th agjencia e lajmeve “Dyrrah”/