20shtator 2015 – Kreu i opozitës e quan show sjelljen e qeverisë karshi situatës së azilkërkuesve. “Të parët në Europë, të tretët në botë pas Sirisë dhe Afganistanit si azilkerkues. Eurostat publikon "bëmat" e qeverisë Rama për tremujorin e dytë 2015. Shqiptarët varfërohen, qeveritarët majmen.
Kokoshi 200 milionësh nuk ka zgjidhje për krizën por vetëm show, arrogancë dhe mashtrime”, deklaroi Lulzim Basha. Sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët përbëjnë 8 për qind të të gjithë azilkërkuesve, pas Sirisë me 21% e Afganistanit me 13%.
/portali DurresLajm/