13 mars 2015 – Ministria Federale e Punëve të Brendshme në Gjermani, gjegjësisht në Zyrën Federale për Migracion bën të ditur se në muajt janar dhe shkurt, janë regjistruar 51,938 kërkesa për azil, duke përbërë kështu një rritje prej 99.2 për qind.
Vendin e parë për nga numri i azilkërkuesve e mban Kosova, dhe pas saj vijnë Siria dhe Serbia.
Rritje veçanërisht të madhe ka shënuari numri i azilkërkuesve kosovarë. Në raport me janarin e vitit 2014, ky numër është shtuar mbi dhjetëfish.
Kështu, nëse në muajin e parë të vitit 2014 nga Kosova kanë kërkuar azil në Gjermani 1,001 persona, në janarin 2015 ky numër është rritur në 11,383.
Gjatë këtyre dy muajve është vendosur për 35,400 kërkesa azili, ku 40% kanë marrë përgjigje pozitive, gjegjësisht u është njohur statusi i refugjatit, njofton agjencia DPA. Por, në mesin e tyre vetëm 456 ose 1.3% kanë marrë njohjen e azilit në bazë të Kushtetutës Gjermane.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





