B-2 Spirit, është ndoshta avioni ushtarak më i avancuar dhe më i tmerrshëm i të gjitha kohërave.

Prodhuar në 1989-n dhe zyrtarisht ka hyrë në shërbim të ushtrisë amerikane në 1997-n.

Mund të mbajë 16 bomba termobërthamore me nga 1.2 megaton TNT secila, ose thëna ndryshe secila prej tyre është rreth 80 herë më e fuqishme se ajo që u hodh mbi Hiroshimë apo 48 herë më e fuqishme se ajo mbi Nagasakin.

Mund të fluturojë deri në 15 mijë metra lartësi dhe deri në 11 mijë kilometra largësi me një furnizim të vetëm dhe sigurisht mund të furnizohet në ajër duke mos patur nevojë të ulët në asnjë moment.

Përveçse armëve bërthamore mund të mbajë shumë lloje armatimesh të tjera.

Kostoja? 2.13 miliardë dollarë për copë.

Aktualisht janë në shërbim 20 të tillë në SHBA dhe është përdorur gjatë luftës në Kosovë, Libi, Afganistan, Irak dhe Iran.

Me 20 të tillë, SHBA mund të shkatërrojnë një shtet të tërë pa asnjë lloj problemi.