Një emigrant shqiptar në Greqi babai tre fëmijëve prej pesë ditësh rezulton i zhdukur. Kanë qenë familjarët e 46-vjeçarit ata që të shqetësuar kanë bërë denoncimin në Polici në rajonin e Rodosit.

Shqiptari për herë të fundit është parë mbrëmjen e 28 gushtit. Sipas familjarëve ai ka qenë atë mbrëmje me miqtë e tij. Ata kanë tentuar disa herë që t’i telefonojnë për telefoni i ka dalë i fikur duke alarmuan familjarët e tij.

Informacionet thonë se 46-vjeçari ka qenë me miqtë e tij pasditen e 28 gushtit, ndërsa mbrëmjen e së njëjtës ditë ka pasur një takim të planifikuar me një klient për punën, në një hotel Rodos në zonën e Kalithon. Nga kontrolli i bërë në kamerat e sigurisë, u konstatua se 46-vjeçari është drejtuar drejt kësaj zone.

Policia ka kontrolluar të gjitha hyrjet dhe daljet nga ishulli, por pa asnjë rezultat. Njëkohësisht po merren në pyetje edhe personat me të cilët 46-vjeçari ka pasur transaksione financiare dhe profesionale.