Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka pritet të bëhet baba për herë të dytë. Ka qenë vetë ai i cili ka vendosur ta ndajë këtë lajm me ndjekësit me një postim në Instagram.
Në foto shihet Xhaka krah bashkëshortes së tij, Arbnora Nuredin-Xhaka dhe djalit të tyre, Klevisit.
Çifti ishte veshur me të bardha bashkë me djalin e tyre duke u kujdesur për detajet.
Pas postimit mijëra fansa nuk kanë hezituar të komentojnë për të uruar çiftin,por nuk munguan as urimet nga miqtë e çiftit.
Taulanti dhe Arbnora u fejuan në janar të 2018-s, ndërsa një vit më pas ai i propozoi për martesë.
Brenda një periudhe të shkurtër çifti kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë.