Zlatan Ibrahimoviç është unik në llojin e tij. Këtë gjë e tregon mësë miri edhe urimi në “Instagram” për Krishtlindjen.

Suedezi publikoi në rrjetin e tij social një babagjysh që përshëndet me gishtin e mesit, duke i bashkangjitur shkrimin “Merry Christmaz”.

Ibra vendosi germën “z” në vend të germës “s” duke konfirmuar se tashmë liga amerikane nuk do të quhet MLS por “MLZ”.

Të shumta kanë qenë komentet e fansave pas postimit të 37-vjeçarit. Një gjetje gjeniale e sulmuesit të LA Galaksi për të tërhequr disi vëmendjen.