Një festë e pazakontë është oranizuar ditën e mbrëmshme në Londër.

Që nga mesdita e deri në orët e para të së hënës, qëllimi i vetëm i pjesëmarrësve në festë ishte të pinin alkool nëpër pub-et e kryeqytetit anglez. Pjesëmarrësit ishin të veshur me veshjet e Babagjyshit të Viti të Ri.

Kur ra nata, shumë prej tyre u panë të dehur dhe duke u zvarritur nëpër rrugë. Grupe vajzash kthenin shishet me alkool e më pas mundoheshin të mbaheshin tek njëra-tjetra për të mos u rrëzuar.

Edhe pse ishin paraljmëruar nga organizatorët që të mos e ekzagjëronin me pijen, paralajmërimi duket se ra në vesh të shurdhët.