SHBA – Kush tha se babagjyshi i vitit të ri është gjithnjë i vjetër, i shëndoshë dhe me mjekër të gjatë? Imagjinata për plakun më të njohur në mbarë botën duket se ka ndryshuar. Në rrugët e Bostonit është organizuar një garë vrapimi SANTA SPEEDO RUN për të mbledhur fonde për fëmijët në nevojë.

Ata që vraponin ishin jo pak, por rreth 500 djem të rinj, muskulozë që mbanin veshur vetëm të brendshmet dhe kapelen e babagjyshit në kokë. Megjithëse temperaturat e ambientit ishin goxha të ulta “bukuroshët” e ndërmorrën këtë sakrificë për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve që në këtë muaj festiv kanë nevojë më shumë se kurrë për pak dashuri.

Gara e vrapimit në Boston është kthyer tashmë në traditë për këtë qytet dhe gjithnjë e më shumë të rinj i janë bashkangjitur kësaj inisiative.