Njerëzit në mbarë botën po festojnë Krishtlindjet, një nga periudhat më të shenjta në kalendarin e krishterë.

Megjithatë, për të dytin vit radhazi, ka turma më të vogla në meshat kishtare dhe ngjarje të tjera për shkak të shpërthimit të vazhdueshëm të koronavirusit.

BBC ka publikuar disa prej fotove më pikante të kapura anëmbanë botës ku tregohet se si festojnë qytetarët.