Ashtu siç i premtoi 9-vjeçarit Leo, i cili tek “E diela shqiptare” i kërkoi “babagjyshit” një makinë për të shkuar në shkollë pasi nuk ecën dot, sot kryeministri Rama i është gjendur poshtë banesës, së bashku me makinën që do të bëjë shoqërimin e tij në shkollë dhe kthimin prapë në banesë.

MIRËMËNGJES  dhe me këtë moment të ditës së saponisur, duke përcjellë në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit në letrën e tij, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama në “Facebook” mëngjesin e kësaj të hëne.

Më 31 dhjetor Leo ishte tek “E diela shqiptare” ku Ardit Gjebrea lexoi letrën e tij për babagjyshin. 9-vjeçari i ka treguar për mësimet, motrën e cila ka ardhur në jetë, por nuk ka harruar dhe kërkesat. Ai i ka kërkuar babagjyshit një makinë për të ikur në shkollë dhe një kukull për motrën. Më pas Gjebrea ia ka dhënë letrën Leos dhe ai e ka përfunduar letrën. Me rrobat e babagjyshit në emision u paraqit vetë kryeministri Rama, i cili i bëri dhurata Leos së vogël dhe i premtoi se do t’ia realizonte dëshirën për një makinë për të shkuar në shkollë dhe do ta ndihmonte në përpjekjet për t’u shëruar plotësisht.