Interi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së mbrojtësit holandez, Denzel Dumfries, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit deri më 30 qershor 2028.
Lajmi u bë publik përmes një komunikate në platformën X (ish-Twitter), ku klubi theksoi rëndësinë e këtij vendimi për të ardhmen e skuadrës.
“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se është arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e Denzel Dumfries: mbrojtësi anësor 28-vjeçar ka vënë në letër një marrëveshje që zgjat deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e Interit.
Ky hap tregon besimin e ndërsjellë mes Dumfries dhe Interit, duke i dhënë siguri klubit në krahun e djathtë të mbrojtjes për vitet në vijim.
Dumfries, që është pjesë e Interit që nga viti 2021, ka qenë një element kyç në formacionin e zikaltërve.