11 maj 2015 – Një qytetar nga Tirana është arrestuar pasi bashkëshortja e tij e kallëzoi për abuzim seksual më të bijën e mitur 12-vjeçare.
Sipas njoftimeve paraprake, pretendohet se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2009 dhe vetëm tani është bërë e njohur për organet e policisë.
Deri më tani mësohet se kallëzimit të bashkëshortes, e cila vendosi të flasë pas 6 vitesh për këtë akt të tmerrshëm, i është bashkuar edhe dëshmia e viktimës së pretenduar ndaj të cilës është kryer abuzimi seksual.
Aktualisht vajza është 18 vjeçe dhe vijojnë hetimet për të zbuluar nëse shtetasi me iniciale A.L. ka abuzuar realisht me të bijën.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/