Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq. Një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë pasi u aksidentuar me traktor nga babai i tij, Erion Brahimllari.

“Mësohet se rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndonëse i mituri u dërgua në Spitalin e Korçës, ndërroi jetë. 

Brahimllari, babai i fëmijës kishte dalë për të punuar por duke drejtuar traktorin e tij ai nuk e ka parë fëmijën i cili ishte duke ecur me biçikletë në drejtim të mjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.