27 shtatori është një ditë e trishtë për këngëtaren Vesa Luma, pasi babai i saj do të festonte ditëlindjen e tij. Ai është ndarë nga jeta prej kohësh, e sot më shumë se kurrë, këngëtarja ndien dhimbje për largimin e tij.

Vesa ka publikuar një video në Instagram ku shihet duke kënduar një fragment të këngës "Mall", teksa shkruan: “Gëzuar ditëlindjen babi! Çdo ditë më mungon më shumë… Prehu në paqe engjëlli im! Lutem në Zot përpara se une të flej, të të përshëndes… E të thotë se sot, më mungon si asnjëherë”.