Një foshnjë 16-muajshe ka ndërruar jetë në makinën që babai i tij e kishte braktisur për orë të tëra.
Ngjarja tragjike ka ndodhur të martën në Francë. Babai shkoi për të punuar në Chaussées, Alsace, parkoi në një parking kompanie dhe e la fëmijën në makinë në vend që ta linte fillimisht në çerdhe.
Pasdite ai mori një telefonatë nga gruaja e tij, e cila shkoi të merrte djalin nga çerdhja, por i thanë se ai nuk kishte qenë aty.
Një ambulancë me ekipet e shpëtimit ka shkuar në vendngjarje, por tashmë ishte tepër vonë. Foshnja kishte vdekur.
Babai u dërgua në spital, pasi pësoi një tronditje të rëndë.
Sipas raportit të gazetës Les Dernières Nouvelles d’Alsace, në një makinë të mbyllur që nuk ka qenë e parkuar në vende me hije, temperatura brenda mjetit mund të arrijë deri në 47 gradë.
Gazeta citon statistika, sipas të cilave 1 në 4 çifte ka harruar praninë e një fëmije në makinë gjatë një udhëtimi, qoftë edhe për një kohë të shkurtër pa pasoja.