Një shtetas është arrestuar në Lushnje, pasi goditi djalin e tij 41-vjeçar, me send të fortë për motive të dobëta.

Shërbimet e komisariatit të Lushnjes e kapën në flagrancë babain, ndërsa djali i tij u dërgua në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, djalin e tij, shtetasin Sh. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.